Hamza zhvilloi një punëtori me qytetarët e Komunës së Kamenicës
BKT
Kosovë

Hamza zhvilloi një punëtori me qytetarët e Komunës së Kamenicës

Elmine Osmani |RTK

Kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt, Bedri Hamza, ka nisur një formë të hartimit të programit qeverisës në përpjekje për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe gjithëpërfshirjes.

Ai ka takuar sot qytetarët në Kamenicë. “Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, tha ai.

Hamza po udhëton nëpër qytetet e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarët, për t’i dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Punëtori të tilla ai ka zhvilluar edhe me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.


MË SHUME NGA Kosovë