Rama pas vdekjes së komandantit Jackson: Do të mbetet gjatë në kujtesë tonë
Sh. G|rtklive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it, gjeneralit Sir Mike Jackson.
Rama ka shkruar në rrjete sociale se Jackson do të mbetet gjatë në kujtesën e popullit të Kosovës.
“Gjenerali Sir Mike Jackson do të mbetet gjatë në kujtesën tonë kolektive për rolin e tij si komandanti i parë i KFOR-it, i cili më 1999 kishte drejtuar forcat ndërkombëtare në Kosovë, të kryesuara nga NATO”, ka shkruar ai.
Tutje, Rama u shpreh se gjenerali Jackson luajti rol vendimtar në fushatën për ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Udhëheqja e tij ishte thelbësore në vendosjen e suksesshme të trupave të KFOR-it, duke siguruar tërheqjen e forcave serbe dhe kthimin e sigurt të popullsisë së zhvendosur.























