Mbahet programi ‘Masat për Trajtim të Varësisë’ tek të miturit
BKT
Foto: SHKK
Kosovë

Mbahet programi ‘Masat për Trajtim të Varësisë’ tek të miturit

V.Th. RTKlive

Në Qendrën Korrektuese dhe Qendrën Edukuese në Lipjan është mbajtur programi “Masat për Trajtim të Varësisë”

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ky program është mirëpritur nga të miturit dhe ka si objektiv ndërgjegjësimin ndaj pasojave të varësisë, delikuencës dhe ndikimit të mjedisit social, njohjen e cilësive pozitive individuale dhe nxitjen e gatishmërisë për ndryshim.

Gjithashtu, është realizuar certifikimi i të miturve në fushën e Aftësimeve Profesionale në ndërtimtari, duke krijuar mundësi për një të ardhme më të mirë.


MË SHUME NGA Kosovë