12:25 / 04.11.2024
Ulen tarifat e shërbimeve noteriale dhe të përmbaruesve privatë
Sh.Ç/RTKlive
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur uljen për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.
“Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.























