Hargreaves, viziton Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan
BKT
Foto: SHKK
Kosovë

Hargreaves, viziton Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

V.Th. RTKlive

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, sot vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Drejtori i kësaj qendre, Ylber Topalli.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë këtij takimi, Drejtori Dibrani e informoi ambasadorin Hargreaves për aktivitetet dhe rutinat e përditshme të të burgosurave në këtë qendër, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në fushën e korrektimit, risocializimit dhe rehabilitimit të tyre.

Kurse ambasadori Hargreaves përgëzoi stafin për punën e tyre të palodhur dhe për rezultatet e arritura në këto fusha. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e rezultateve edhe më të mira në të ardhmen.

Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, Drejtori Dibrani dhe Drejtori Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.


MË SHUME NGA Kosovë