Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e Lybeniqit
BKT
Kosovë

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e Lybeniqit

N.M. /RTKlive

Përpjekjet e pjesëtarëve të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste "Lybeniqi", për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e Lybeniqit të Pejës, ka vazhduar edhe sot.

Për shkak të përmasave të zjarreve dhe përkeqësimit të situatës, anëtarët e shoqatës, përmes një postimi në Facebook, kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen përpjekjeve të tyre dhe të japin ndihmën e nevojshme për të vënë flakët nën kontroll, që nga e diela, 3 nëntor.

“Edhe sot vazhduan përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Në ndihmë sot na kanë dal njësia e zjarrfikësve të Pejës dhe agjensia e pyjeve në krye me Muhamet Shoshin. Gjendja është e rend dhe kërkon mobilizim te madh”, njofton shoqata "Lybeniqi".

 


MË SHUME NGA Kosovë