Paçarizi: Vendi i televizionit nuk është rrezikuar asnjëherë
BKT
Kosovë

Paçarizi: Vendi i televizionit nuk është rrezikuar asnjëherë

Sh.G / RTKlive

Profesori në Departamentin e Gazetarisë në UP, Rrahman Paçarizi, ka deklaruar se megjithëse sot është një zhvillim i madh i mediave, televizioni nuk rrezikohet.

“Televizioni është mediumi më i fuqishëm pavarësisht daljes së platformave të rejat cilat konsumohen jo përmes televizorit, vendi i televizionit si i tillë nuk është rrezikuar asnjëherë, në fakt mediumet nuk rrezikohen nga dalja e mediumeve tjera, ato fitojnë konkurrentë që i bëjnë më të mira, sepse konkurrenca të zhvillon, për shembull çka do të bënte radio pa televizionin nuk ishte zhvilluar dot” tha Paçarizi sot në programin e mëngjesit në RTK, ku foli për Ditën Botërore të Televizionit.

Sipas tij, televizioni sot nuk rrezikohet thjeshtë për shkak se me media tjera, për shembull televizioni është shumë më i fuqishëm se radio, por sipas tij radios nuk mund t’i bëjë konkurrencë në kohën e shkuarjes në punë e edhe të kthimit nga puna pasi që dëgjohet në autobus në makinë e kështu sepse ai është medium në lëvizje.

“Derisa televizioni është diçka tjetër, televizionin nuk mund ta zëvendësojë një përmbajtje që jepet përmes telefonit për shembull, pasi që ai nuk është medium intim siç është telefoni ose radio, televizionin e shikojnë familja e shoqëria njerëzit mblidhen për të shikuar spektakël, pra televizioni e ka fuqinë që të mbledhë njerëz”, tha Paçarizi.

 


MË SHUME NGA Kosovë