Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Edina Avdiu/ RTK
Kuvendi Komunal i Zveçanit, për herë të parë, mban seancë solemne për nder të 28 Nëntorit.
Seanca po udhëhiqet nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Pas seancës do të bëhen homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini, në fshatin Boletin.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë bërë homazhe pranë varrit të Isa Boletinit.

Boletini: Krenar që 112 vjetori i Pavarësisë po festohet në kompleksin e kullës së Isa Boletinit
Ndërkaq stërnip i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, para të pranishmëve tha se ndihet krenar që pas 112 vjetëve po festohet 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në kompleksin e kullës së Isa Boletinit, teksa përfundoi me porosinë e stërgjyshit të tij:”Unë jam mirë kur asht mirë Shqipëria”.
























