Ngjarjet e datës 2 dhjetor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Ngjarjet e datës 2 dhjetor

RTKlive

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2024.

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00- 16:30)

Kuvendi i Kosovës shqyrton në seancë plenare projektrezolutën për katër vjet qeverisje. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Mbahet prezantimi publik i hulumtimeve të studentëve bursistë të Universitetit të Prishtinës – Identitet dhe përvojat QUEER në Kosovë. (Amfiteatri i Fakultetit të Filozofisë, salla 101, Prishtinë, ora 10:00-12:00) 

Kryeministri Albin Kurti viziton organizatën HANDIKOS, në prag të shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Qendra e Resurseve HANDIKOS Veternik -Prishtinë, ora 13:30)


MË SHUME NGA Kosovë