Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura |VIDEO
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës mbetet pa vetura |VIDEO

Fatos Cervadiku / RTK

Vetëm disa vetura private u panë në parkingun e objektit të Komunës së Prishtinës të mërkurën. Kjo pasi komuna e Prishtinës mbeti pa 76 automjetet për shkak të skadimit të kontratës së lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit.

Kryetari Perparim Rama bëri përgjegjës Ministrinë e Financave që, sipas tij, la pa automjete Komunën e Prishtinës. Ai i kërkoi kësaj ministrie që të bëjë zgjidhje pasi lënia e kryeqytetit pa automjete ka vështirësuar punën e Drejtorisë së Inspektoratit dhe atij për Siguri dhe Emergjenca.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, këtë e konsideron të papranueshme.

Kurse, në një përgjigje me shkrim për RTK-në nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, e pranoi se kontrata për marrje të veturave me qira ka skaduar më 5 dhjetor.

 “AQP ka ri tenderuar këtë aktivitet të prokurimit i cili është publik dhe sipas afateve të përcaktuara ligjore hapja e ofertave është me datën 30.12.2024. Procedura është publike dhe të gjitha palët e interesuara mund të shohin në e-prokurimi dhe të shohin që kërkesat e vetme janë një deklaratë nën betim, certifikata e biznesit dhe katalogu, pra vetëm këto kërkesa kërkohen nga ofertuesit”, thekson AQP.

Por, AQP-ja sqaron se gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitetin e prokurimit për marrje të veturave me qira, por i ka anuluar procedurat për mungesë të ofertave brenda vlerës së parashikuar.

Sipas tyre, në aktivitetin e prokurimit janë pranuar vetëm dy oferta dhe që të dyja rreth 50% mbi vlerën e parashikuar.

AQP-ja konsideron që institucionet tjera nuk janë të gatshme të paguajnë qira të veturave mbi vlerën që ka aresyeshmeri ekonomike.


MË SHUME NGA Kosovë