Ajeti: Sfidat e shoqërisë kosovare ndikuan në shëndetin mendor
BKT
Kosovë

Ajeti: Sfidat e shoqërisë kosovare ndikuan në shëndetin mendor

Sh.G / RTKlive

Drejtoresha e Institutit Kosovar të Medias dhe Komunikimit, Kaltrina Ajeti, ka folur për sfidat dhe pasojat me të cilat është përballur shoqëria kosovare ndër vite, duke theksuar ndikimin e thellë në shëndetin mendor dhe strukturën sociale.

Ajeti për RTK-në ka thënë se shoqëria kosovare vazhdimisht ka qenë në situatë problematike, duke nisur nga vitet e '80-ta.

“Shpesh përmendet vetëm periudha e luftës, por në fakt ajo periudhë është kulmi i asaj që kemi përjetuar. Ishte një ngjarje traumatike për të gjitha grupmoshat dhe rolet sociale, qoftë për fëmijët, prindërit, apo për ata që kanë marrë pjesë në luftë ose jo”, ka thënë ajo.

Ajeti ka theksuar se vitet e '90-ta ishin të mbushura me represion dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj ekzistencës së popullit kosovar.

“Kjo periudhë ka lënë gjurmë të thella në shëndetin tonë mendor. Familjet jetonin me pasigurinë nëse do të mbijetonin apo do të mund të siguronin bukën për nesër,” ka shtuar ajo.

Pas luftës, periudha e tranzicionit, sipas saj, ishte gjithashtu sfiduese.

“Ka pasur shumë procedura për t’u përshtatur me kohën dhe ndryshimet e reja”, ka theksuar Ajeti. Ajo përmendi gjithashtu ndikimin e pandemisë, duke theksuar se ishte një periudhë që e përjetoi i gjithë globi, por që pati një efekt të veçantë në shoqërinë kosovare.

Për më shumë  ndiqeni intervistën:


MË SHUME NGA Kosovë