Kurti në kujtim të Hajdarajt: Zbardhja e krimeve, detyrë institucionale
BKT
Kosovë

Kurti në kujtim të Hajdarajt: Zbardhja e krimeve, detyrë institucionale

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në Pejë në kujtim të Smajl Hajdarajt në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti tha se armiqtë e Kosovës, që dënuan lirinë dhe demokracinë, i morën jetën Smajl Hajdarajt në vitin 2002, duke lënë një plagë të thellë në shoqërinë tonë.

“Për të ruajtur trashëgiminë e tyre, është detyrë e çdo institucioni dhe qytetari që kërkon drejtësi të vazhdojë luftën për zbardhjen e këtyre krimeve. Pa sjellë para drejtësisë autorët, drejtësia jonë nuk mund të ecë përpara”, ka thënë Kurti.

 


MË SHUME NGA Kosovë