19:38 / 24.02.2025
Termokosi njofton se Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje
M.P. / RTKlive
Ngrohtorja e kryeqytetit, „Termokos“ ka njoftuar se lagjja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje.
„Në orët e pasditës, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjës Kalabria, është shfaqur një avari - të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë prëpjekje të mëdha që të sanohet“, ka njoftuar kryeshefi i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani.
Ai ka thënë se deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje.























