Në 26 vjetorin e rënies në Kaçanik përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj
BKT
Kosovë

Në 26 vjetorin e rënies në Kaçanik përkujtohet dëshmori Hetem Hasaj

Sh.G|RTKlive

Krerët komunal të Kaçanikut, organizatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të tjerë në Gajre, në vendin e rënies, kanë nderuar në 26 vjetorin e rënies, dëshmorin e UÇK-së, Hetem Hasaj.

Kryetari i Komunës Besim Ilazi, përshëndeti të pranishmit në këtë manifestim përkujtimor, duke shtuar se rënia e dëshmorëve është simbol i lirisë së vendit tonë. 

Kryetari tha se dëshmorët para vetes kishin sakrificën për atdhe, ndërsa neve na mbetet që të punojmë dhe ta ruajmë lirinë dhe shtetësinë e vendit tonë.

Manifestimin e përshëndeti vajza e dëshmorit Hetem Hasaj, Nafije Hasaj. Poashtu nga nxënësit e fshatit Gajre dhe artistë u shfaq një program kulturo artistik.

Në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Gajre, kurora lulesh kanë vendosur kryetari i Komunës Besim Ilazi bashkë me stafin komunal, përfaqësues dhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorit etj. Homazhe dhe kurora lulesh janë vendosur edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve.


MË SHUME NGA Kosovë