Ranë në kontakt me rrymën, shkolla thotë se nuk mund ta kishte parashikuar
BKT
Kosovë

Ranë në kontakt me rrymën, shkolla thotë se nuk mund ta kishte parashikuar

V.S|RTKlive

Një incident ka ndodhur sot në shkollën “Eqrem Çabej” në Mitrovicë. Tre nxënës të kësaj shkolle ranë në kontakt me rrymën elektrike, por Drejtoria e kësaj shkolle raporton se gjendja e tyre është stabile, pa pasoja dhe tashmë ata janë në shtëpitë e tyre.

Në reagimin e kësaj shkolle rreth këtij rasti, thuhet se pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkaktuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë.

“Shkolla ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle rreth rastit.

Kanë thënë se do të vazhdojnë të puojnë për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në shkollë për një mjedisin sa më të sigurt për të gjithë.

 


MË SHUME NGA Kosovë