Kontributi i pensionistëve për shtetin dhe shoqërinë|VIDEO
BKT
Kosovë

Kontributi i pensionistëve për shtetin dhe shoqërinë|VIDEO

Sh.G / RTKlive

Maria Kurti dhe Nazmije Bekteshi, dy gra pensioniste nga Ferizaj, kanë realizuar një projekt të veçantë që ka për qëllim të sjellë një qendër takimi për gratë pensioniste. Ky projekt është një mundësi për zonjat pensioniste që të bashkohen, të zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe të kenë mundësi për t`u angazhuar në biseda, ligjërata, kurse arti dhe shumë aktivitete të tjera.

Në një intervistë për RTK, ato shpjeguan qëllimin e projektit dhe punën që po bëjnë për të mbështetur këtë nismë.

Kurti theksoi se ideja për emrin e shoqatës ka ardhur në mënyrë spontane, duke u bazuar në faktin se po e hapet kjo qendër për zonjat pensioniste, dhe kështu u vendos t’i vihet ky emër.

Bektetshi po ashtu shpjegoi entuziazmin e dy grupeve. “Ferizaj është një qytet i madh, dhe qëllimi ynë është të krijojmë një hapësirë ku gratë pensioniste mund të mblidhen dhe të angazhohen. Ky projekt ka gjetur mbështetje të madhe, përfshirë edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt. Po ashtu, kemi marrë mbështetje nga mjekë të ndryshëm të cilët do të vijnë dhe do të mbajnë ligjërata mbi shëndetin dhe mirëqenien e grave pensioniste. Po planifikojmë gjithashtu kurse arti, dhe mësuesja Marija ka propozuar të krijojmë edhe një kor. Jemi në kërkim të një regjisori për të realizuar një shfaqje teatrale me zonjat këtu në qendër”, tha ajo.

Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të siguruar mundësi zhvillimi për pensionistët, duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore dhe sociale të këtij grupi.


MË SHUME NGA Kosovë