U varros Sabedin Kryeziu, i zhdukur në masakrën e Kralanit
BKT
Kosovë

U varros Sabedin Kryeziu, i zhdukur në masakrën e Kralanit

K. K. / RTKlive

Sot, në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës, u mbajt ceremonia e varrimit të Sabedin Kadri Kryeziut (15.06.1985-04.04.1999), i cili u gjet dhe identifikua pas 26 vitesh. Ai ishte rrëmbyer me forcë nga forcat serbe në prill të vitit 1999, gjatë masakrës së Kralanit.

Sipas njoftimit nga komuna e Malishevës, para varrimit, në shkollën e fshatit u mbajtën homazhe në nderim të tij. S. Kryeziu është njëri nga tre personat e zhdukur nga kjo komunë, të cilët u identifikuan përmes analizave të ADN-së, ndërsa vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe dhjetëra qytetarët të tjerë të Malishevës.

Në homazhe dhe në ceremoninë e varrimit morën pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfshirë kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetarin Vesel Krasniqi, zyrtarë të shoqatës “Kujtesa” për të pagjeturit, klerikë fetarë dhe të tjerë.

“Të vrarët dhe të zhdukurit gjatë luftës janë dëshmia më e dhimbshme e gjenocidit dhe dhunës së ushtruar nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ceremonitë e varrimit për tre martirët nga Komuna e Malishevës, mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës.


MË SHUME NGA Kosovë