Herbariumi i FSHMN-së, arkiv i vlefshëm për koleksionet e bimëve
Sh.G/RTKlive
Dy ekspertët e njohur në fushën e botanikës, Prof. Dr. Elez Krasniqi dhe Asist. Dr. Naim Berisha, në RTK kanë folur për rëndësinë dhe historinë e Herbariumi të Fakultetit të Shkencave Matematike - Natyrore (FSHMN) në Prishtinë, një ndër arkivat më të rëndësishme për ruajtjen e llojeve të ndryshme të bimëve në trojet shqiptare.
Prof. Dr. Krasniqi, udhëheqës i Herbariumi, theksoi se ky objekt është një arkiv i vlefshëm për koleksionet e bimëve që datojnë që nga viti 1970, kur profesorët e parë filluan të mbledhin dhe të ruajnë bimët e ndryshme nga rajoni.
“Herbariumi ka kaluar shumë periudha të ndryshme zhvillimi, por, fatkeqësisht, shumë nga bimët që u mblodhën gjatë periudhës para Perandorisë Osmane dhe ato të hulumtuara nga shkencëtarët evropianë, mungojnë sot në Kosovë”, tha ai.
Disa nga këto mostra, sipas Krasniqit, gjenden tani në koleksionet e herbariumeve të tjera, si ato të Vjenës dhe Budapestit, që ishin aktive gjatë asaj periudhe.
Një tjetër sfidë që është përballur Herbariumi i Kosovës ka qenë periudha pas vitit 1999.
Asist. Dr. Naim Berisha, i cili është gjithashtu një ekspert i njohur i botanikës, shpjegoi se një pjesë e madhe e koleksioneve të bimëve u humbën gjatë periudhës së luftës, kur serbët morën një pjesë të madhe të mostrave të herbariumi.
Sidoqoftë, Berisha u shpreh se Herbariumi ka vazhduar të rritet, duke arritur tani në rreth 11,000 mostra të ndryshme.























