Përkujtohen 80 të rënët e Lybeniqit të Pejës
BKT
Kosovë

Përkujtohen 80 të rënët e Lybeniqit të Pejës

Islam Haxhiu / RTK

Në Lybeniq të Pejës u përkujtuan 80 të rënët për liri. Familjarë dhe qytetarë të shumtë e kanë nderuar kujtimin e të rënëve.

Homazhe e nderime ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se fshati Lybeniq ka qenë cak i forcave serbe që në maj të vitit 1998, kur ende UÇK ishte në nisjen e saj. Ai shtoi se më 1 prill 1999,  u vranë dhjetëra civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve të moshuar edhe fëmijë të moshës dy vjeçare në kundërshtim me të gjitha konventat e luftës.

Të zhgënjyer në drejtësi janë shprehur edhe familjarët e të rënëve.

Gjenocidi i kryer në Lybeniq ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë