15:57 / 01.04.2025
Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët t’i kryejnë obligimet tatimore
K. K. / RTKlive
Komuna e Drenasit ka ftuar qytetarët t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore.
Në njoftim thuhet se duke u bazuar në evidencat tatimore, qytetarët kanë detyrime të papaguara për ngarkesat tatimore mbi: Tokën bujqësore në pronësi; Trojet ndërtimore dhe Objektet e regjistruara.
Tutje thuhet se për të shmangur penalitetet dhe interesat shtesë, qytetarët ftohen ta kryejnë pagesën e këtyre obligimeve brenda afatit të përcaktuar. Sipas Komunës së Drenasit kësti i parë duhet të paguhet deri më 30 prill 2025.























