Drejtorët e emergjencave diskutojnë për përmirësimin e kapaciteteve në veri
BKT
Kosovë

Drejtorët e emergjencave diskutojnë për përmirësimin e kapaciteteve në veri

G.K/RTKlive

Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave në Mitrovicën Veriore, Tahir Mikullovci, dhe ekipi i tij, zhvilluan një takim me drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj, për të diskutuar rreth përmirësimit të kapaciteteve emergjente në komunën e Mitrovicës Veriore.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se gjatë takimit, Metaj premtoi mbështetje konkrete, duke përfshirë dhurimin e pajisjeve kundër zjarrit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

"Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes civile dhe sigurisë publike në komunë", theksoet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë