15:56 / 03.04.2025
Nis dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot (3 prill), ka nisur dërgimi i gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit.
Kjo po mundësohet nëpërmjet identifikimit të kamerave dhe radarëve të policisë.
“Nga sot Policia e Kosovës ka filluar dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.























