Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Haki Limani
BKT
Kosovë

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Haki Limani

RTKlive

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë njëri ndër komandantët të Koshares, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Ferizaj, ka ngushëlluar familjen Limani.

Për vdekjen e tij ka njoftuar ish ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, ku përmes një postimi në facebook u shprehë se Limani gjatë Epopesë së Koshares asnjëher nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka, duke qenë shembull i dashurisë për atdheun dhe luftëtar i paepur për liri.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëluftetari ynë nga Ferizaj, Haki Limani- Komandant “Plaki”.

Komandant Plakin, e njoha në ditët e lavdisë së luftës sonë çlirimtare kur ai bashkë me djalin e tij Arbenin, ju bashkuan Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së.

Ceremonia mortore -  06 prill 2025 (e diel)

10:00 - akademia përkujtimore - Teatri “Adriana” - Ferizaj
11:00 - nisja për Koshare në mënyrë të organizuar - nisja nga Palestra e sporteve “Bill Clinton” - Ferizaj
14:00 - varrimi në varrezat e veteranëve në Kompleksin e Heronjve të Brigadës 138 "Agim Ramadani", në Koshare.


MË SHUME NGA Kosovë