11:32 / 08.04.2025
Gjykata Kushtetuese ka hapur dyert në shënim të Ditës së Kushtetutës
edina Avdio / RTK
Gjykata Kushtetuese ka hapur dyert në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me këtë rast fëmijët e një institucioni parashkollor në kryeqytet kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese.
Atyre u është drejtuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, i cili i ka njoftuar nga afër me punën e kësaj gjykate.





























