Përurohet këndi rekreativ në Parkun e Gërmisë
BKT
Kosovë

Përurohet këndi rekreativ në Parkun e Gërmisë

RTK

Në Parkun e Gërmisë u përurua këndi rekreativ, i ndërtuar tërësisht me materiale ekologjike dhe në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë mjedisore.

Krytari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se ky kënd me sipërfaqe prej rreth 2000 m², ofron hapësira të dedikuara për lojë, mësim dhe argëtim për të gjitha grupmoshat.

“Ky park është i pari i këtij lloji dhe do të vazhdojmë edhe në parqe të tjera me këto lloje të materialeve. Përveç që ka natyrë kreative edhe edukuese, është dhe i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat”, ka thëne ai.

Ky park sipas edhe zyrtarëve tjerë komunal, do të krijojë ambiente të sigurta, duke promovuar gjithashtu edhe kujdesin për mjedisin.


MË SHUME NGA Kosovë