Punime në rrugën ‘Agim Ramadani’
BKT
Kosovë

Punime në rrugën ‘Agim Ramadani’

RTKlive

Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se nga nesër deri më 27 prill do të ketë kufizim të qarkullimit në rrugën “Agim Ramadani”.

Njëri segment i kësaj rruge do të mbyllet për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ditët e javës do të punohet gjatë natës, ndërkaq në vikend gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj nga Komuna rekomandojnë përdorimin e rrugëve alternative.


MË SHUME NGA Kosovë