12:23 / 19.04.2025
Protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektike
Visar Shatrolli|RTK
(E plotësuar) Është protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Grupi “Asnjë centë më shumë” ka filluar protestën e tretë me radhë kundër vendimit të ZRRE për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1 perqind.
Fillimisht ky grup i protestuesve janë ndalur para hyrjes së Kuvendit duke vazhduar me pas marshin deri tek Ministria e Ekonomisë.
Organizatoret e protestë kanë kërkuar nga deputetët që të konstituoin Kuvendin sa më parë në mënryë që t’i hapet rrugë shkarkimit të Bordit te ZRRE-së.
Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë pezullimin e vendimit të ZRRE-së për shtrejtimin e energjisë elektrike.
























