13:48 / 19.04.2025
Kurti bën homazhe në Hallaq të Vogël dhe Rufc të ri
M.P. / RTKlive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë paradites bëri homazhe në Hallaq të Vogël dhe në Rufc të ri, në përkujtim dhe nderim të martirëve të këtyre dy fshatrave të Komunës së Lipjanit.
“Kryeministri Kurti bashkë me deputetë të zgjedhur të Kuvendit vendosën lule të freskëta te lapidarët e ngritur për viktimat dhe varrezat e tyre, si dhe vizitoi vendin ku kishte ndodhur ky krim barbarë 26 vjet më parë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Me 19 prill 1999, forcat e armatosura serbe pushkatuan dhe ekzekutuan 20 shqiptarë civilë në Hallaq të Vogël, të cilët u masakruan dhe u dogjën nëpër shtëpitë e tyre. Të gjithë pastaj ishin varrosur në një varrezë masive.

























