Dy raste të shembullta në Shtime e Vushtrri, dorëzohen portofolët e gjetur
BKT
Kosovë

Dy raste të shembullta në Shtime e Vushtrri, dorëzohen portofolët e gjetur

G.K/RTKlive

Policia ka njoftuar se dy qytetarë, në Shtime dhe Vushtrri, kanë treguar një veprim të shembullt qytetarie duke dorëzuar portofolët e gjetur me para dhe dokumente në stacionet policore përkatëse.

Shtime, 25 prill 2025 – Një qytetar nga fshati Petrovë, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në Stacionin Policor të Shtimes një portofol të gjetur pranë urës në rrugën "Përparim Boshnjaku". Pas verifikimit të portofolit, u konstatua se ai përmbante 142 euro e 33 cent, 10 franga zvicerane dhe dokumente personale, dhe ishte pronë e L.B. nga Shtimja. Policia ka kontaktuar pronaren e portofolit, e cila ka ardhur dhe ka marrë portofolin, duke iu kthyer dokumentet dhe paratë me procesverbal.

Vushtrri, 25 prill 2025 – Gjatë ditës së sotme, një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor të Vushtrrisë një portofol të gjetur me një shumë parash. Policia ka verifikuar pronarin e portofolit dhe ka kthyer paratë tek ai. Pronari ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës për veprimin e ndërgjegjshëm.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dhe Mitrovicën e Jugut kanë shprehur mirënjohjen për qytetarët që treguan integritet dhe përgjegjësi qytetare, duke dhënë shembuj të lartë të vlerave të integritetit dhe bashkëpunimit me autoritetet.


MË SHUME NGA Kosovë