Sot u përkujtua rënia e dëshmorit Shaqir Hoxha
M.M. /RTKlive
Në organizim të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega Shalë, është përkujtuar rënia heroike e dëshmorit të kombit, Shaqir Hoxha.
Në manifestim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimës, Shukri Buja, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së.
Për figurën e dëshmorit Shaqir Hoxha ka folur kryetari , komunës Imri Ahnmeti, ish-komandanti I UÇK-së për zonën e Nerodimes dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shkuri Buja, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ish- ushtar i UÇK-së, Rashit Qalaj, të cilët vlerësuan lart kontributin dhe trimërinë e Shaqir Hoxhës në luftë kundër ushtrisë dhe policisë serbe.
Në nderim të figurës së Shaqir Hoxhës janë organizuar një sërë aktivitetesh.























