Punimet në sheshin `Xhorxh Bush`, Rama i reagon Muratit
BKT
Kosovë

Punimet në sheshin `Xhorxh Bush`, Rama i reagon Muratit

V.Th / RTKLive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Gjatë ditës ministri Murati ka akuzuar Komunën se shpallja e tenderit dhe nënshkrimi i kontratës 18-milionë euroshe për sheshin është bërë pa pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

E për këtë Rama i është drejtuar Muratit që t’i kryejë punën e veta, dhe i ka bërë të ditur se për herë të dytë, kanë dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit.

“Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për "bllokim", ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë! Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh. Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryji punët e tua!” ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Kosovë