09:37 / 07.05.2025
27 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliut
RTKlive
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe te kufiri Mal i Zi-Kosovë-Shqipëri ra heroikisht Bahri Fazliu.
Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e LKÇK-së dhe më vonë i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.
Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Për nder të përvjetorit të rënies së tij nga ora 12:00 në varrezat e dëshmorëve në Velani - Prishtinë do të ketë homazhe.























