Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit `Ibar` në Mitrovicë të Veriut
BKT
Kosovë

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit `Ibar` në Mitrovicë të Veriut

Sh.Ç /RTKlive

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se mbyllja e kësaj kompanie u bë me kërkesë të Njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike të kësaj ministrie.

Është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit.

"Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona. Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona, dhe ato do të jenë të vetmet që shërbejnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë