Bllokohet përkohësisht qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc
BKT
Kosovë

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc

E.Hoti/RTKlive

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se sot, në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë-Dollc, do të kryhen gërmime shkëmbore.

Sipas njoftimit, për këtë arsye do të ketë pengesa në qarkullim në këtë pjesë të rrugës.

“Prej nyjës së Gjakovës në Klinë deri te nyja e rrugës për Gjurgjevik, ndërprerja do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e pastrimit dhe hapjen e rrugës. Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë kësaj kohe, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë