Sindikata e ‘Pastrimit’ vazhdon grevën, kërkon realizimin e kërkesave
V.S|RTKlive & V. Shala /RTK
(E plotësuar) Edhe në orët e vona po vazhdon protesta e punëtoreve të kompanisë “Pastrimi”, para objektit të komunës. Ata po kërkojnë realizimin pagesës së borxhit pesë mujor, si thonë ata, që Komuna e Prishtinës i ka KRM “Pastrimi”, e cila është jetike për pagat e rreth 900 punëtorëve.
Sindikata e ‘Pastrimit’ kërkon realizimin e kërkesave, greva po vazhdonë edhe në këto orë të vona.
Sindikata e punëtoreve të KRM “Pastrimi”, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe komunën e Prishtinës.
Sindikata ka thënë se ndonëse është nënshkruar një kontratë shtesë për shërbime sipërfaqësore në vlerë prej 1.5 milion euro, kjo nuk është zgjidhje e kërkesave të tyre thelbësore dhe nuk e ndalon përshkallëzimin e grevës.



Sindikata e ‘Pastrimit’ kërkon realizimin e kërkesave, greva vazhdon

(E plotësuar) Sindikata e punëtoreve të KRM “Pastrimi”, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe komunën e Prishtinës.
Sindikata ka thënë se ndonëse është nënshkruar një kontratë shtesë për shërbime sipërfaqësore në vlerë prej 1.5 milion euro, kjo nuk është zgjidhje e kërkesave të tyre thelbësore dhe nuk e ndalon përshkallëzimin e grevës.
Sindikalistët kanë theksuar se kërkesat e tyre mbeten të qarta dhe të panegociueshme.
Sipas tyre, duhet realizuar pagesa e borxhit pesëmujor që Komuna e Prishtinës i ka KRM “Pastrimi”, e cila është jetike për pagat e rreth 900 punëtorëve dhe për funksionimin normal të ndërmarrjes
Kanë kërkuar nënshkrim urgjent të kontratës bazike për shërbimet e rregullta të grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës
Punëtorët e ‘Pastrimit’ kërkojnë që zgjidhjen e statusit të ndërmarrjes, përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë që garanton mbështetje institucionale dhe financiare
Kërkesë tjetër e tyre është ndërprerja e kontratave me operatorë privatë që ofrojnë shërbime paralele, të cilat, sipas tyre, po e dëmtojnë funksionimin dhe të ardhurat e ndërmarrjes publike.
Kanë kërkuar konsultim të detyrueshëm me KRM “Pastrimi” për çdo vendim që prek fushën e operimit të saj në territorin e Prishtinës
Gjithashtu kanë kërkuar respektim të dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve, dhe trajtimin me përgjegjësi institucionale.
“Pa përmbushjen e këtyre kërkesave, greva vazhdon. Asnjë zgjidhje e pjesshme nuk do të ndalë veprimet tona. Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesin publik, dinjitetin e punëtorëve dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes publike”, thuhet në reagimin e sindikatës.
‘Pastrimi’ në grevë, komuna e quan keqpërdorim për qëllime politike
Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur grevën para Komunës së Prishtinës. Organizatorët kanë thënë se greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Sipas Shoqatës Sindikale “Pastrimi” në këtë grevë do të jenë rreth 300 punëtorë dhe të punësuar në këtë ndërmarrje me qëndrim të vazhdueshëm, siç kanë paralajmëruar ata.
“Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, kanë thënë ata.
Por, për Komunën e Prishtinës, punëtorët e “pastrimit po keqpërdoren për qëllime politike e grumbullimi i tyre sipas komunës është i panevojshëm".
“Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë. Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet. Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, thotë komuna në reagimin e tyre pas grevës së punëtorëve të kompanisë “Pastrimi.























