Forumi ekonomik Kosovë–Nigeri hap në forcimin e bashkëpunimit ekonomik
M.M./ RTKlive
Sot, në Prishtinë, u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri, ku shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve
Në një njoftimi për medie, OEK bën të ditur se përmes këtij forumi krijohet hapësira për takime B2B ndërmjet ndërmarrjeve nga Kosova dhe Nigeria,
“Ky forum shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke krijuar hapësirë për takime B2B ndërmjet ndërmarrjeve nga Kosova dhe Nigeria, me qëllim të identifikimit të mundësive për bashkëpunim në fusha si tregtia, bujqësia, ndërtimtaria, teknologjia dhe energjia”, thuhet në njoftim.
Tutje në këtë forum përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të delegacionit nga Nigeria theksuan gatishmërinë e ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të krijuar ura të reja të shkëmbimeve tregtare e investimeve mes bizneseve të të dyja vendeve.

























