Ferizaj, shqiptohen 100 gjoba, si masë e policisë për siguri në trafik
BKT
Kosovë

Ferizaj, shqiptohen 100 gjoba, si masë e policisë për siguri në trafik

Driton Ramadani /RTK

Policia e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar 100 gjoba dhe ka konfiskuar 40 motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘Motoçikleta 2025’, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe luftën kundër aksidenteve të trafikut që ndodhin për shkak të motoçikletave të paregjistruara dhe pa kushte teknike.

Policisë e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar rreth 100 gjoba për kundërvajtje në trafik ndaj vozitësve të e motoçikletave dhe ka konfiskuar rreth 40 motoçikleta në kuadër të planit operativë ‘Motoçikleta 2025’ i filluar me 15 maj. Plan ky i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lëvizjes së lirë

“Ku plan ka për qëllim ndaljen dhe largimin nga komunikacioni të motoçikletave të ndryshme që janë të paregjistruar gjendjen kontrollues teknike jo të mirë, pa patentë shofer . Ku plan operativ ka ardhur si pasojë e shumë ankesave nga qytetarët dhe analizave që kemi bërë ne duke u bazuar në statistika që kemi për arsye se shumica e aksidenteve në komunikacion me motoçikleta kanë pasur si pasojë lëndime trupore”, tha Ismet Dervishi, komandant i Stacionit Policor në Ferizaj.

Eksperti i komunikacionit thonë se duhet kujdesi i shtuar nga ngasësit e mjeteve me dy rrota.

“Mjetet me dy rrota ose dyrrotëshit paraqesin rrezik për arsye se edhe vetë konstruksioni i tyre nuk ofron shumë siguri. Mandej paraqesin rrezik edhe sjellja e tyre të mos respektimit të rregullave që paraqet rrezik edhe për ngasësit e automjeteve arsye është se këto mjete janë më të vogla dhe kanë nganjëherë është vështir të vërehen edhe prej shoferëve të automjeteve”, tha Xhemil Halili, ekspert i komunikacionit.

Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes dhe se do të  veprojnë edhe pas përfundimit të këtij plani operativ.


MË SHUME NGA Kosovë