Homazhe me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve
Islam Haxhiu| RTK
Janë bërë 26 vjet nga rënia heroike e 16 luftëtarëve të UÇK në Bjeshkën e Belegut, por bashkëluftëtarët gardistë, të gjallë, po ruajnë kujtimin e tyre.
Pas nderimeve në kompleksin përkujtimor në Gllogjan, ish-komandanti i këtij batalioni, Avdyl Mushkolaj, tha se të gjithë ishin të vetëdijshëm se po shkonin drejt vdekjes së sigurt, por misioni që kishin për shpëtimin e shokëve të plagosur nuk i ndalonte.
“Bartja e të plagosurve ishte misioni më i dhimbshëm, më i ndershëm dhe më fisnik . E këtë e bëri Batalioni Gardist me nder, me besë e me flijim. Sot është dita kur secili prej nesh duhet të lotojë me ballin lartë sepse kjo nuk është vetëm histori, kjo është amanet e në merë të jetës së na dhanë, në emër të plagëve që na i lanë, në emër të Kosovës që na besuan ju betohem se nuk do t’i harrojmë kurrë”, tha Avdyl Mushkolaj, ish komandant i Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.
Me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi kontributin e këtyre luftëtarëve, të cilët ishin, siç u shpreh ai, “ndër djemtë më të zotë të këtij kombi, që u bënë mburojë për vëllezërit e tyre të plagosur në beteja”.
“Njësi po ashtu më afta që e kishim në atë kohë e komanduar prej oficerit Avdyl Mushkolaj i cili e formuar përsipër misionin më të vështirë dhe më fisnik për bartjen e luftëtarëve të plagosur për Shqipëri. Një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë por edhe një rrugëtim që asi në prita të armikut në trekufi ku u vranë 16 luftëtarë për me i shpëtuar bashkëluftëtarët e plagosur. Është kjo një histori e dhimbshme por edhe krenare", tha Ramush Haradinaj, ish-Komandant i ZOD.
16 luftëtarët e UÇK -së, ushtarë të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, ranë më 24 maj 1999 në Bjeshkën e Belegut, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.























