Rama: Infrastruktura parashkollore po zgjerohet në lagjet e kryeqytetit
BKT
Kosovë

Rama: Infrastruktura parashkollore po zgjerohet në lagjet e kryeqytetit

K. K. / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar çerdhen në lagjen “Dardania”. Ai ka thënë se kjo çerdhe është në përfundim e sipër dhe do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë.

Rama ka theksuar se po krijohen kushte të denja dhe të sigurta për edukimin e hershëm të fëmijëve tanë.

“Infrastruktura parashkollore po zgjerohet në të gjitha lagjet e Kryeqytetit, sepse çdo fëmijë meriton një fillim të mbarë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë