Mitrovica hap qendrën më të madhe të mjekësisë familjare me shërbim 24 orë
BKT
Foto: Komuna e Mitrovicës
Kosovë

Mitrovica hap qendrën më të madhe të mjekësisë familjare me shërbim 24 orë

G.K/RTKlive

Nga sot, Mitrovica ka një qendër të re dhe moderne për kujdes shëndetësor 24 orë. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, më e madhja në rajon, hapi dyert për qytetarët, duke ofruar shërbime mjekësore në ambientet më bashkëkohore.

"Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili u bë simbolikisht pacienti i parë me një kontroll rutinë, duke treguar se kjo qendër është e hapur dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim", thuhet në njoftimin e komunës.

“Urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Kujdesin shëndetësor po e rrisim me ju dhe për ju!” – tha kryetari Hamza.

Qendra e re do të ofrojë kujdes shëndetësor 24 orë në ditë, me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore dhe të vazhdueshme për qytetarët e Mitrovicës.


MË SHUME NGA Kosovë