Tri dhomat të reja për edukim të hershëm në Livoç të Epërm në Gjilan
BKT
Kosovë

Tri dhomat të reja për edukim të hershëm në Livoç të Epërm në Gjilan

Sh.G|RTKlive

Fëmijët e Livoçit të Epërm nga tani kanë hapësira të dedikuara për edukimin e hershëm në shkollën “Vatra e Diturisë”.

Janë përuruar tri dhoma të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me dejtorin e Arsimit Shpend Nuhiun, këshilltarë komunal dhe zyrtarë tjerë kanë parë nga afër rifunsionalizimin e këtyre dhomave.

Ai tha se pas 15 vitesh, tri dhoma në SHFMU “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm janë rifunksionalizuar dhe ka nisur edukimi i hershëm.

"Tashmë, 60 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç kanë hapësirën e tyre për të mësuar, luajtur dhe ëndërruar", tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se është kënaqësi t’i shohësh dhe t’i dëgjosh vetë fëmijët teksa shijojnë momentet e para në ambientin e ri.

Drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu, tha se janë të lumtur për hapjen e tri dhomave të reja për edukim të hershëm në ShFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm.

“Këto ambiente moderne, të pajisura me inventar të përshtatshëm dhe materiale didaktike për fëmijët e moshës 3-6 vjeç, janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët e këtij fshati dhe nxitjes së zhvillimit të hershëm edukativ”, tha Shpend Nuhiu. Drejtori i Arsimit, theksoi se ky projekt e kthen këtë ditë në një moment të veçantë për arsimin në komunën tonë. 


MË SHUME NGA Kosovë