09:27 / 04.06.2025
27 vjet nga rënia a Naser Krasniqit- ‘Leka’
RTKlive
Sot bëhen 27 vjet nga rënia e heroit të kombit Naser Krasniqi, i njohur me pseudonimin “Leka”.
Naser Krasniqi - "Leka" luftoi për lirinë e Kosovës me okupatorin serb që në rininë e hershme deri në rënien e tij në altarin e lirisë.
Në mbrëmjen e 4 qershorit të vitit 1998, kur filloi një ofensivë e madhe artilerie serbe e kombinuar me shumë forma lufte, pikërisht aty ku lindi, në Ratkoc (Drinas), në përballje me forcat serbe, ai ra heroikisht duke mbrojtur popullin, dinjitetin kombëtar dhe lirinë e atdheut të vet.
Për nder të përvjetorit të rënies së tij, nga ora 11:00 në varrezat e fshatit Ratkoc të Rahovecit do të bëhen homazhe.
























