`Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes`, policia rrit bashkëpunimin me të rinj
BKT
Kosovë

`Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes`, policia rrit bashkëpunimin me të rinj

RTKlive

Departamenti për Rend Publik, përmes Divizionit të Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, ka organizuar aktivitetin “Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes”, projekt ky që synon parandalimin e dukurive negative mes të rinjve përmes edukimit, dialogut dhe ndërtimit të besimit ndërmjet policisë dhe komunitetit.

Sot, në kuadër të këtij projekti, u zhvilluan aktivitete me rreth 37 nxënës nga Komuna e Vitisë, ku morën pjesë edhe arsimtarë dhe sociologë nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe policisë, duke i mbështetur ata në rolin e tyre si faktorë kyç në ndërtimin e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.

Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Punëve të Brendshme, Kuvendi Komunal i Vitisë dhe njësitë e specializuara policore si K9 dhe Njësia e Motoçikletave.

Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj për të ndërtuar një shoqëri ku dialogu dhe respekti janë baza e bashkëjetesës, dhe ku të rinjtë luajnë rol aktiv në parandalimin e dukurive negative dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët.


MË SHUME NGA Kosovë