Çeku: Kino `Lumbardhi` po bëhet
G.K/RTKlive
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kinemaja “Lumbardhi” në Prizren është duke u restauruar me një investim prej 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës.
Ai theksoi se kjo kinema, dikur në rrezik për t’u rrënuar, tani po merr frymë të re dhe po bëhet një nga hapësirat më të dashura për qytetarët e Prizrenit. Çeku e cilësoi këtë projekt si një simbol të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për zhvillimin e jetës kulturore në Kosovë.
"E mbrojtur me përkushtim ndër vite nga komuniteti dhe organizatat kulturore, Kino “Lumbardhi” u bë simbol i rezistencës qytetare dhe kujdesit për trashëgiminë", ka shkruar Çeku në Facebook.
Ai tha se punimet për këtë kinema të rëndësishme për jetën kulturore në Kosovë, tashmë kanë nisur.
"Ky monument i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore do të vazhdojë të jetë shtëpi e krijimtarisë artistike, aty ku takohen e kaluara dhe e ardhmja", ka theksuar ministri në detyrë.























