08:22 / 11.06.2025
Ilazi uron Ditën e Çlirimit të Kaçanikut
RTKlive
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kaçanikut.
“Sot, në vigjilje të Çlirimit të Kosovës, shënojmë përvjetorin e Çlirimit të Kaçanikut, përvjetorin e gëzimit të aspiruar ndër shekuj. Me përkulje ndaj gjithë të rënëve për liri, në emrin tim e të të gjitha institucioneve komunale, ju uroj: Gëzuar 11 Qershori – Dita e Çlirimit të Kaçanikut dhe 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës! Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri! Nderim luftëtarëve të lirisë,” tha Ilazi.
Ndryshe, Kaçaniku, së bashku me Prishtinën, është në mesin e komunave që festojnë Ditën e Çlirimit më 11 qershor.























