Drejtori i policisë takon shefin e UNDP-së, flasin për bashkëpunim
BKT
Kosovë

Drejtori i policisë takon shefin e UNDP-së, flasin për bashkëpunim

K. K. / RTKlive

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

Sipas njoftimit, në takim u theksua rëndësia e thellimit të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi të ndërsjellë. U theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të partneritetit në funksion të sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Tutje, në njoftim theksohet se palët u zotuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në projekte me interes të përbashkët.


MË SHUME NGA Kosovë