22:52 / 20.06.2025
Agron Kuçi, kandidati për kryetar Juniku nga AAK
M.P. / RTKlive
Agron Kuçi është emri që kandidon për kryetar të Junikut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ai më herët ka udhëhequr Junikun me përkushtim, vizion dhe rezultate konkrete. Nën drejtimin e tij, Juniku është shpallur disa herë si komuna me performancën më të mirë në Kosovë, ndërsa vetë ai si një nga kryetarët më të suksesshëm në nivel vendi, vlerësuar nga institucionet qendrore,” ka shkruar në Facebook kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka njoftuar për këtë kandidaturë.
Kuçi ka pasur këtë pozitë për tri mandate, nga viti 2009 deri në fund të vitit 2021.























