Mbahet takimi i parë publik në Komunën e Kaçanikut
BKT
Kosovë

Mbahet takimi i parë publik në Komunën e Kaçanikut

E.H|RTKlive

Me ftesë të Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, sot është mbajtur takimi i parë publik për punën dhe arritjet komunale për gjashtë mujorin e parë për vitin 2025.

Në fjalën e tij Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi prezantoi para të pranishmëve në takim punët dhe akitivitetet komunale në shumë sektor.

Nënkryetari Vishi tha se investime janë bërë në rrugë, trotuare, kanalizime e ujësjellës, në sektorin e arsimit janë bërë investime në renovim të shkollave, salla të edukatës fizike, subvencione në bursa e transport të nxënësve, kurse investime tjera janë bërë edhe për turizëm e zhvillim ekonomik duke ndarë subvencione për biznese, e investime poashtu janë bërë edhe në bujqësi duke u shumfishuar subvencionet në bujqësi e rregullim të infrastrukturës për veprimtarinë bujqësore si dhe investime në shëndetësi, kulturë, Rini e Sport.

"Të pranishmit në debat kërkuan mirëmbajtje të projekteve që po realizohen si dhe kualitet në punime, investime në rrugë e kanalizime, rregullim të shtretërve të përroskave etj", njofton Komuna e Kaçanikut.


MË SHUME NGA Kosovë