Ngjarjet e datës 1 korrik
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 1 korrik

A.B / RTKlive

Ngjarjet e datës 1 korrik 2025.

Policia e Kosovës vendos gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok. Pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës. (Zubin Potok - stacioni policor, ora 09:00)

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni vendos gurëthemelin e për Shkollës së Mesme të Mjekësisë. (Hapësira e Spitalit në Gjilan, ora 09:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë të rrumbullakët me temë "Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve". (Prishtinë, ora 10:00)

Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla e mbledhjes plenare, ora 11:00)

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, organizon pritje për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ora 18:00)


MË SHUME NGA Kosovë