Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës
BKT
Kosovë

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

K. K. / RTKlive

Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se ka nisur faza e betonimit për dy ura të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës.

“Filluam me betonimin e pilotave. Në vjeshtë edhe dy ura mbi Ibër”, ka shkruar Durmishi në "Facebook" duke bërë me dije për përparimin e projektit që synon përmirësimin e infrastrukturës ndërlidhëse në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Ndërtimi i këtyre urave vjen si rezultat i një Memorandumi Bashkëpunimi të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Gurthemeli për këto ura u vendos vetëm disa ditë më parë, dhe pritet që ndërtimi i tyre të përfundojë në vjeshtë, duke shtuar kështu dy ura të reja në lumin Ibër dhe duke lehtësuar qarkullimin dhe ndërlidhjen urbane në këtë zonë të ndjeshme.


MË SHUME NGA Kosovë